Thursday, February 11, 2010

Day of the sick people (Lady of Lourdes)



Day of the sick people (Lady of Lourdes)


Even this year on the day of Our Lady of Lourdes, during which it is celebrated “The day of the sick”, all churches organized the Mass where especially sick faithful participated.

On February 11, there was a special celebration for the sick people of the Diocese of Sapa.
In “Mother Theresa” cathedral, Vau Dejes was celebrated Holy Mass by the Bishop H.E Lucjano Avgustini (President of Malteser Ndihmon në Shqipëri), were invited to partecipate all sick peolpe.

At the end of the Mass Bishop H.E. Lucjano Avgustini has invited all sick people and their accompains to participate in a feast. The feast was organized in one of the restaurants at the center of Vau Dejes.

“Malteser Ndihmon në Shqipëri” (MNSH) was present with its volunteers as First Aid team.

In this day the Holy Mass in the parish of Shkoder-Pult was celebrated by the Bishop H.E. Angelo Massafra with some other priests.

At the end of the Mass, the faithful were blessed with the Holy Sacrament.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” (MNSH) was present with its volunteers to collaborate with the Sisters of Mother Teresa in transporting the sick children and old sick people from their house to the Church and vice-versa.
There were five MNSH volunteers and staff taking part during the activity and the Mass and two cars were in service.


Dita e të sëmurëve (Zoja e Lurdit)


Edhe këtë vit në ditën e Zojës së Lurdit, gjatë së cilës kremtohet “Dita e të sëmurëve”, të gjitha kishat organizuan Meshën në të cilën morën pjesë veçanërisht të sëmurët.

Më 11 shkurt, u organizua një kremtim i veçantë për të sëmurët e dioqezës Sapës.
Në Katedralen e “Nënë Terezës” Vau Dejes u kremtua Mesha e Shenjtë nga Shkëlqesia e Tij Imzot Lucjano Avgustini (Presidenti i Malteser Ndihmon në Shqipëri), ku ishin të ftuar që të merrnin pjesë të gjithë të sëmurët.
Në fund të Meshës Shkëlqesia e Tij Imzot Lucjano Avgustini ftoi të sëmurët dhe shoqëruesit në një festë të organizuar në një restorant në qendër të Vau Dejës.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” (MNSH) ishte e pranishme në këtë aktivitet me vullnetarët e saj si skuadër e Ndihmës së Parë.

Në këtë ditë në famullin e Shkodër-Pult, Mesha u kremtua nga Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me disa meshtarë të tjerë. Në fund të Meshës, besimtarët morën bekimin me të Shenjtërueshmin Sakrament. “Malteser Ndihmon në Shqipëri” (MNSH) ishte e pranishme edhe në këtë aktivitet me vullnetarët e vet për të bashkëpunuar me Motrat e Nënë Terezës për të transportuar fëmijët e sëmurë dhe të moshuarit e sëmurë nga shtëpia e tyre për në kishë dhe anasjelltas.
Pesë vullnetarë dhe anëtarë të stafit morën pjesë gjatë këtij aktiviteti dhe në Meshë, ishin në shërbim dy makina.