Saturday, June 30, 2012

Bicycle tour around the Shkodra Lake

On Saturday, June 30, 2012, "Creative City" organized a bicycle tour in the context of promoting natural and cultural heritage values of Shkodra Lake. About 25 residents from Shkodra attended this tour and rode about 85 km from the town of Shkodra to Virpazar. The itinerary of this trip by bicycle passed by the Lake, and through the centers of Vranica, Golubovca, Tuz, Bajza Kopliku, and Shkodra ending with the old bridge of Buna. The group consisted of young and old, who have a passion riding bicycles.

Malteser Albania was present at the event with the First Aid service. An ambulance was present throughout the tour, in readiness to provide medical assistance in emergency.




Turne me biçikleta rreth liqenit të Shkodrës

Ditën e shtunë, më 30 qershor 2012, “Creative City” organizoi një turne me biçikleta në kuadër të promovimit të vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore të liqenit të Shkodrës. Në këtë turne morën pjesë rreth 25 qytetarë nga Shkodra, të cilët pedaluan për 85 km nga qyteza e Virpazar deri në Shkodër. Itinerari i këtij udhëtimi me biçikleta kalonte buzë liqenit, duke përshkuar qendrat e Vranicës, Golubovcit, Tuzit, Bajzës, Koplikut, Shkodrës duke e mbyllur me urën e vjetër të Bunës. Grupi përbëhej nga të rinj e të moshuar, të cilët kanë pasion udhëtimin me biçikleta.

Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë aktivitet me anë të shërbimit të Ndihmës së Parë. Një autoambulancë ishte e pranishme gjatë gjithë turit, në gatishmëri për të ofruar asistencë mjekësore në rast nevoje.





Thursday, June 7, 2012

Pilgrimage with disabled people


On June 7, with the request of Father Martin Thompson, the parish priest of the church "Shënkoll" in Shkodra, the volunteers of Malteser Albania organized a pilgrimage for disabled people in the Sanctuary of “Saint Anthony” in Laç, Kurbin.

Three Malteser volunteers led by Sister Christiana and Father Martin assisted the physical disabled people reach the mountain, where the Sanctuary is settled, and together they prayed and took part in the Holy Mass, which was celebrated inside the Sanctuary by the parish priest of Laç and other priests.

There were three volunteers and 10 disabled people taking part in this pilgrimage, together with the parish priest and the Franciscan sister and two representatives of the church of "Shënkoll".




Shtegtim me personat me aftësi të kufizuar

Me 7 qershor, me kërkesën e dom Martin Thompson famullitar i kishës së “Shënkollit” në Shkodër, vullnetarët e Malteser Shqipëri organizuan një shtegtim për personat me aftësi të kufizuar në shenjtëroren e “Shën Antonint” në Laç të Kurbinit.

Tre vullnetarë të Malteser të udhëhequr nga motër Kristiana dhe dom Martini ndihmuan personat me aftësi të kufizuar fizike për t’u ngjitur në mal, ku ndodhet Shenjtërorja dhe së bashku janë dhe kanë marrë pjesë në Meshën e Shenjtë, e cila u kremtua brenda në Shenjtërore nga famullitari i Laçit dhe meshtarë të tjerë.

Në këtë shtegtim morën pjesë 3 vullnetarë dhe 10 persona me aftësi të kufizuar, së bashku me famullitarin dhe motrën françeskane dhe dy përfaqësuesit e kishës së “Shënkollit”.




Saturday, June 2, 2012

The Children Day with Roma and Gypsy children


The Children Day with Roma and Gypsy children

June 1st, the Children Day was celebrated with the Roma and Gypsy children in the settings of the “Village of Peace”.

On this occasion, Malteser volunteers together with the children presented a festive program with poems and songs. There were also present children and teachers of Malteser kindergarten. All the children were really satisfied, because they enjoyed it so much.

This celebration was attended by children, parents and teachers. At the end, Malteser volunteers offered presents for all the children.

There were 100 participants present in this event and it was organized and financed by Malteser Albania.




Dita e fëmijëve me fëmijët Rom dhe Egjiptianë


1 Qershori, dita e fëmijëve u kremtua me fëmijët Rom dhe Egjiptianë në mjediset e "Fshatit të Paqes".

Me rastin e kësaj feste, vullnetarët e Malteser së bashku me fëmijët prezantuan një program festiv me poezi dhe këngë.

Ishin gjithashtu të pranishëm edhe fëmijët dhe mësuesit e kopshtit Malteser. Të gjithë fëmijët u kënaqën vërtet, sepse kjo festë u organizua bashkërisht.

Ky festim u ndoq nga fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Në fund të aktivitetit vullnetarët shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët pjesëmarrës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm 100 pjesëmarrës ky aktivitet u organizua dhe u financua nga Malteser Shqipëri.