Saturday, June 30, 2012

Bicycle tour around the Shkodra Lake

On Saturday, June 30, 2012, "Creative City" organized a bicycle tour in the context of promoting natural and cultural heritage values of Shkodra Lake. About 25 residents from Shkodra attended this tour and rode about 85 km from the town of Shkodra to Virpazar. The itinerary of this trip by bicycle passed by the Lake, and through the centers of Vranica, Golubovca, Tuz, Bajza Kopliku, and Shkodra ending with the old bridge of Buna. The group consisted of young and old, who have a passion riding bicycles.

Malteser Albania was present at the event with the First Aid service. An ambulance was present throughout the tour, in readiness to provide medical assistance in emergency.




Turne me biçikleta rreth liqenit të Shkodrës

Ditën e shtunë, më 30 qershor 2012, “Creative City” organizoi një turne me biçikleta në kuadër të promovimit të vlerave natyrore dhe trashëgimisë kulturore të liqenit të Shkodrës. Në këtë turne morën pjesë rreth 25 qytetarë nga Shkodra, të cilët pedaluan për 85 km nga qyteza e Virpazar deri në Shkodër. Itinerari i këtij udhëtimi me biçikleta kalonte buzë liqenit, duke përshkuar qendrat e Vranicës, Golubovcit, Tuzit, Bajzës, Koplikut, Shkodrës duke e mbyllur me urën e vjetër të Bunës. Grupi përbëhej nga të rinj e të moshuar, të cilët kanë pasion udhëtimin me biçikleta.

Malteser Shqipëri ishte e pranishme në këtë aktivitet me anë të shërbimit të Ndihmës së Parë. Një autoambulancë ishte e pranishme gjatë gjithë turit, në gatishmëri për të ofruar asistencë mjekësore në rast nevoje.