Friday, May 28, 2010

A new auto ambulance for MNSH



Another vehicle was brought from Germany for Malteser Ndihmon në Shqipëri. It is an auto ambulance Mercedez – Benz offered to our Organization, which will be used for patients transport and emergences.
This auto ambulance was offered by Malteser Ofenbach, with its representative Mr. Thomas Frank, who personally paid a visit in MNSH headquarter in Shkodra, together with Mr. Petersen, bringing the vehicle at the end of May 2010.
The collaboration with Malteser Ofenbach was made possible by Mr. Matthias Heiden.
The auto ambulance was brought with some medical materials: a part for MNSH and the rest was sent to Fushë-Arrëz, to the German Sisters of “Missionsstation who hold different activities and projects such as Kindergarten, House reconstructions for the poor inhabitants there, hygiene courses, etc.
This vehicle will be a great help for MNSH in its medical services and emergences.
Heartily thanks to Malteser Ofenbach from the MNSH staff and volunteers.



Një tjetër autoambulancë për MNSH

Një tjetër automjet është sjellë nga Gjermania për Malteser Ndihmon në Shqipëri. Automjeti është një ambulancë tip Mercedez – Benz dhuruar për Organizatën tonë, i cili do të përdoret për transport pacientësh në raste emergjence të ndryshme.
Kjo autoambulancë u dhurua nga Malteser Ofenbach, me përfaqësuesin e saj Z.Thomas Frank, i cili personalisht bëri një vizitë në selinë e MNSH në Shkodër, së bashku me Z. Petersen, duke sjellë edhe automjetin në fund të muajit maj 2010.
Bashkëpunimi me Malteser Ofenbach u mundësua nga Z. Matthias Heiden.
Autoambulanca u soll me disa materiale mjekësore: një pjesë për MNSH dhe të tjera që u dërguan në Fushë-Arrëz, tek motrat Gjermane të “Missionsstation”, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme si Kopsht për fëmijë, rikonstruksion shtëpish për banorët e varfër, kurse higjiene etj.
Edhe kjo autoambulancë do të jetë një ndihmë e madhe për MNSH në shërbimet dhe emergjencat mjekësore.
Falënderime të përzemërta Malteser Ofenbach nga MNSH dhe vullnetarët e saj.

Monday, May 24, 2010

A pneumatic tent for civil protection emergences




On May 24, 2010, the Rapid Intervention Team of “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, which is made up of trained and specialized volunteers of MNSH in the Civil Protection field, held a short exercise.
The aim of this exercise was to instruct the members of the Rapid Intervention Team how to set up and use a new pneumatic tent.
The new pneumatic tend was donated to MNSH by CISOM - Italian Rescue Corps of the Order of Malta (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta), who came to Albania to fulfill a sanitary mission in Tirana during May 10-18, 2010.
This tend will be used as an asset of the logistics for the Rapid Intervention Team of “Malteser Ndihmon në Shqipëri” during its interventions in civil emergences.



Një tendë pneumatike për emergjencat e mbrojtjes civile

Më 24 maj 2010, Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë e “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, e përbërë nga vullnetarë të trajnuar e të specializuar të MNSH në fushën e mbrojtjes civile zhvilloi një ushtrim të shkurtër.
Ky ushtrim kishte për qëllim që t’i mësonte anëtarët e Skuadrës së Ndërhyrjes së Shpejtë se si të ngitnin e të përdornin një tendë të re pneumatike.
Tenda e re pneumatike iu dhurua MNSH nga CISOM - Trupat Italiane të Ndihmës së Shpejtë të Urdhrit të Maltës (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta), e cila erdhi në Shqipëri për të përmbushur një mision sanitar në Tiranë gjatë periudhës 10 – 18 maj 2010.
Kjo tendë do të shërbejë si aset i logjistikës për Skuadrën e Ndërhyrjes së Shpejtë të “Malteser Ndihmon në Shqipëri” gjatë ndërhyrjeve të saj në emergjencat civile.

Tuesday, May 18, 2010

A new collaboration CISOM – MNSH



Among many of different humanitarian projects fulfilled by Italian Rescue Corps (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta CISOM) it was a sanitary mission in the capital of Tirana. The Mission was held in collaboration with the Albanian sanitary authorities, Albanian Caritas, University “Our Lady of Good Council” in Tirana, University of Roma “Tor Vergata, IDI, “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, etc.
The aim of the activity was to monitor the population of a suburb of Tirana, where children, women and men live without appropriate medical care. The team was made up of six volunteer specialized doctors as gynecologist, infectologist , physiatrist and pediatrics.
During the activity, there were several ambulatory medical activities held, in the chirurgical, gynecological, physiatry, cardiology and infectology fields.
The vice Magistrate Commissary Prof. Domenico Arduini, has done gynecological echographies together with doctors and students of the medicine. In collaboration with the University “Tor Vergata” they have taken samples of saliva with the aim to screen for genetic diseases which are most spread in that area, especially of Beta Talassemia. The women have undergone Pap Tests, analyzed then by the Dermatologic Institute of “The Immaculate” in Roma, which acts in Tirana through the University “Our Lady of Good Council”.
Great emotions has given the presence of the Apostolic Nuncio in Albania, H. E. Ramiro Molineri, who celebrated Mass for the present, a Mass dedicated to the sufferings of the people.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” was present during the CISOM members stay and activity with logistics and volunteers who were there to offer their help from May 11 – 17, 2010.
The director of CISOM, Dr. Mauro Casinghini had the opportunity to visit headquarter of MNSH and be introduced with its activities.

Before starting their journey back home, CISOM gave thanks to all its collaborators who offered their help during their stay and medical visit in Albania, and among them they gave thanks to MNSH for its support with logistics and volunteers.




Një bashkëpunim i ri
CISOM – MNSH

Mes shumë projekteve të ndryshme humanitare ndërkombëtare të përmbushura nga Trupat Italiane të Ndihmës së Shpejtë (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta - CISOM) ishte edhe një mision sanitar në kryeqytetin e Tiranës. Misioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet sanitare shqiptare, me Karitasin shqiptar, Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Universitetin e Romës “Tor Vergata” me IDI, me “Malteser Ndihmon në Shqipëri” etj.
Aktiviteti kishte si qëllim monitorimin e popullsisë së një periferie të Tiranës, ku fëmijë, gra e burra jetojnë pa një përkujdesje të mirë mjekësore. Ekipi përbëhej nga gjashtë vullnetarë mjekë me specializim në gjinekologji, infektiologji, fiziatri e pediatri, me përgjegjës mjekun Daniele Danese.
Gjatë misionit u kryen aktivitete të shumta mjekësore ambulatore, si në fushën kirurgjikale ashtu edhe në fiziatri, kardiologji, infektiologji, e gjinekologji.
Zv/komisari magjistral. Prof. Domenico Arduini, i pranishëm së bashku me Drejtorin dok. Mauro Casinghini, ka bërë ekografi gjinekologjike së bashku me mjekë e studentë të mjekësisë. Në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” janë marrë kampione pështyme për të monitoruar sëmundjet gjenetike më të përhapura në atë zonë, veçanërisht të Beta Talassemia. Janë bërë edhe Pap Teste mbi popullsinë femërore, të analizuara më pas nga Instituti Dermatologjik i Së Papërlyerës në Romë e cila vepron në Tiranë përmes Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Shumë emocion ka sjellë prania e Nuncit Apostolik në Shqipëri Shkëlqesia e tij Ramiro Molineri, i cili ka kremtuar Meshën e shenjtë për të pranishmit, Meshë kushtuar vuajtjeve të popullit.
Malteser Ndihmon në Shqipëri ishte e pranishme gjatë qëndrimit të anëtarëve të CISOM dhe aktivitetit të tyre me logjistikë dhe vullnetarë, të cilët ishin të pranishëm për të ofruar ndihmën e tyre gjatë 11 – 17 maj 2010.
Drejtori i CISOM, Dr. Mauro Casinghini pati mundësinë të bënte edhe një vizitë në zyrën e MNSH dhe u njoh me aktivitetet e saj.
Para largimit të tyre, CISOM i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj që ndihmuan gjatë periudhës së qëndrimit dhe vizitave të tyre mjekësore në Shqipëri. Ndër të tjera falënderimi ishte edhe për MNSH për mbështetjen me logjistikë dhe vullnetarë.

Wednesday, May 12, 2010

Visit by Members of St. Cyriakus in Neuss-Grimlinghausen



Father
Schwarz and Mrs. Neukirchen visit MNSH

On May 5 – 12, 2010, Malteser Ndihmon në Shqipëri had the honor to welcome Father Stefan Schwarz and Bettina Neukirchen for a visit of a week in its headquarter in Shkodra.

Father Schwarz is the oldest collaborator with MNSH and he is the one who started the activities first in Kosovo and then in Albania and with the support of Malteser Hilfdienst in Germany he made possible the foundation of Malteser Ndihmon në Shqipëri in 1995. He was the MNSH spiritual leader until 2006 and president for 2008.

On June 2, 2005 he received the title “Citizen of Honor of Shkodra”

Mrs. Neukirchen is an active member of the parish of St. Cyriakus in Neuss-Grimlinghausen, Germany. She has visited Albania several times and has been closely interested in MNSH activities. Every year, in the parish of St. Cyriakus, different activities are organized and the money collected is sent to MNSH to support its Mountain Project, which this parish supports financially and with logistics.

Father Schwarz and Mrs. Neukirchen came this year to Albania to better know the activities held by MNSH, to follow the Mountain Project, to visit the new opened Kindergarten, to see the activities held with Roma community, etc.

They were informed about the duties of each staff member and they checked the documentation of MNSH, projects, finance, offices and logistics

At the end, they discussed about new ideas of MNSH about its activities in the future and also that they will sponser the childern camp this year !!!


We heartily give thanks to F. Stefan Schwarz, Mrs. Bettina Neukirchen and to all members of MNSH supporting group of the parish of St. Cyriakus in Neuss-Grimlinghausen.

Atë Stefan Schwarz dhe Znj. Bettina Neukirchen vizitojnë MNSH


Më 5 – 12 maj, 2010, Malteser Ndihmon në Shqipëri kishte nderin të mirëpriste Atë Stefan Schwarz dhe Znj. Bettina Neukirchen, të cilët erdhën për një vizitë një javore në zyrën e MNSH në Shkodër.

Atë Schwarz është bashkëpunëtori më i vjetër me MNSH dhe është personi i cili i filloi aktivitetet së pari në Kosovë e më pas në Shqipëri dhe me mbështetjen e Hilfdienst në Gjermani bëri të mundur themelimin e Organizatës humanitare Malteser Ndihmon në Shqipëri më 1995. Ai u vendos në rolin e drejtuesit shpirtëror deri më 2006, dhe president i MNSH për 2008. Më 2 qershor 2005, mori titullin “Qytetar Nderi i Shkodrës”.

Znj. Neukirchen është anëtare aktive e famullisë së Shën Ciriakut në Neuss-Grimlinghausen, Gjermani. Ajo e ka vizituar disa herë Shqipërinë dhe është e interesuar për aktivitetet e MNSH. Çdo vit, në famullinë e Shën Ciriakut, organizohen aktivitete të ndryshme dhe të ardhurat mblidhen për të mbështetur Projektin e Maleve të MNSH, të cilin famullia e mbështet me ndihmë financiare dhe logjistikë.

Atë Schwarz dhe Znj. Neukirchen këtë vit erdhën në Shqipëri, që të njiheshin më nga afër me aktivitetet që zhvillon MNSH, të ndiqnin Projektin e Maleve, të shihnin Kopshtin e ri për fëmijë, aktivitetet e mbajtura me komunitetin Rom etj.

Ata u informuan dhe iu paraqit dokumentacioni i MNSH, si projektet, financa, logjistika dhe u informuan rreth detyrave të çdo anëtari të stafit.

Në fund ata diskutuan rreth ideve të reja të MNSH për aktivitetet në të ardhmen.

Përzemërsisht i falënderojmë Atë Stefan Schwarz, Znj. Bettina Neukirchen si dhe gjithe anetaret e grupit mbeshtetes te MNSH ne amullinë e Shën Ciriakut në Neuss-Grimlinghausen për kontributin që ata ofrojnë .