Tuesday, May 18, 2010

A new collaboration CISOM – MNSH



Among many of different humanitarian projects fulfilled by Italian Rescue Corps (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta CISOM) it was a sanitary mission in the capital of Tirana. The Mission was held in collaboration with the Albanian sanitary authorities, Albanian Caritas, University “Our Lady of Good Council” in Tirana, University of Roma “Tor Vergata, IDI, “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, etc.
The aim of the activity was to monitor the population of a suburb of Tirana, where children, women and men live without appropriate medical care. The team was made up of six volunteer specialized doctors as gynecologist, infectologist , physiatrist and pediatrics.
During the activity, there were several ambulatory medical activities held, in the chirurgical, gynecological, physiatry, cardiology and infectology fields.
The vice Magistrate Commissary Prof. Domenico Arduini, has done gynecological echographies together with doctors and students of the medicine. In collaboration with the University “Tor Vergata” they have taken samples of saliva with the aim to screen for genetic diseases which are most spread in that area, especially of Beta Talassemia. The women have undergone Pap Tests, analyzed then by the Dermatologic Institute of “The Immaculate” in Roma, which acts in Tirana through the University “Our Lady of Good Council”.
Great emotions has given the presence of the Apostolic Nuncio in Albania, H. E. Ramiro Molineri, who celebrated Mass for the present, a Mass dedicated to the sufferings of the people.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” was present during the CISOM members stay and activity with logistics and volunteers who were there to offer their help from May 11 – 17, 2010.
The director of CISOM, Dr. Mauro Casinghini had the opportunity to visit headquarter of MNSH and be introduced with its activities.

Before starting their journey back home, CISOM gave thanks to all its collaborators who offered their help during their stay and medical visit in Albania, and among them they gave thanks to MNSH for its support with logistics and volunteers.




Një bashkëpunim i ri
CISOM – MNSH

Mes shumë projekteve të ndryshme humanitare ndërkombëtare të përmbushura nga Trupat Italiane të Ndihmës së Shpejtë (Corpo Italiano di Soccorso, Ordine di Malta - CISOM) ishte edhe një mision sanitar në kryeqytetin e Tiranës. Misioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet sanitare shqiptare, me Karitasin shqiptar, Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, Universitetin e Romës “Tor Vergata” me IDI, me “Malteser Ndihmon në Shqipëri” etj.
Aktiviteti kishte si qëllim monitorimin e popullsisë së një periferie të Tiranës, ku fëmijë, gra e burra jetojnë pa një përkujdesje të mirë mjekësore. Ekipi përbëhej nga gjashtë vullnetarë mjekë me specializim në gjinekologji, infektiologji, fiziatri e pediatri, me përgjegjës mjekun Daniele Danese.
Gjatë misionit u kryen aktivitete të shumta mjekësore ambulatore, si në fushën kirurgjikale ashtu edhe në fiziatri, kardiologji, infektiologji, e gjinekologji.
Zv/komisari magjistral. Prof. Domenico Arduini, i pranishëm së bashku me Drejtorin dok. Mauro Casinghini, ka bërë ekografi gjinekologjike së bashku me mjekë e studentë të mjekësisë. Në bashkëpunim me Universitetin “Tor Vergata” janë marrë kampione pështyme për të monitoruar sëmundjet gjenetike më të përhapura në atë zonë, veçanërisht të Beta Talassemia. Janë bërë edhe Pap Teste mbi popullsinë femërore, të analizuara më pas nga Instituti Dermatologjik i Së Papërlyerës në Romë e cila vepron në Tiranë përmes Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”.
Shumë emocion ka sjellë prania e Nuncit Apostolik në Shqipëri Shkëlqesia e tij Ramiro Molineri, i cili ka kremtuar Meshën e shenjtë për të pranishmit, Meshë kushtuar vuajtjeve të popullit.
Malteser Ndihmon në Shqipëri ishte e pranishme gjatë qëndrimit të anëtarëve të CISOM dhe aktivitetit të tyre me logjistikë dhe vullnetarë, të cilët ishin të pranishëm për të ofruar ndihmën e tyre gjatë 11 – 17 maj 2010.
Drejtori i CISOM, Dr. Mauro Casinghini pati mundësinë të bënte edhe një vizitë në zyrën e MNSH dhe u njoh me aktivitetet e saj.
Para largimit të tyre, CISOM i falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj që ndihmuan gjatë periudhës së qëndrimit dhe vizitave të tyre mjekësore në Shqipëri. Ndër të tjera falënderimi ishte edhe për MNSH për mbështetjen me logjistikë dhe vullnetarë.