Friday, May 28, 2010

A new auto ambulance for MNSH



Another vehicle was brought from Germany for Malteser Ndihmon në Shqipëri. It is an auto ambulance Mercedez – Benz offered to our Organization, which will be used for patients transport and emergences.
This auto ambulance was offered by Malteser Ofenbach, with its representative Mr. Thomas Frank, who personally paid a visit in MNSH headquarter in Shkodra, together with Mr. Petersen, bringing the vehicle at the end of May 2010.
The collaboration with Malteser Ofenbach was made possible by Mr. Matthias Heiden.
The auto ambulance was brought with some medical materials: a part for MNSH and the rest was sent to Fushë-Arrëz, to the German Sisters of “Missionsstation who hold different activities and projects such as Kindergarten, House reconstructions for the poor inhabitants there, hygiene courses, etc.
This vehicle will be a great help for MNSH in its medical services and emergences.
Heartily thanks to Malteser Ofenbach from the MNSH staff and volunteers.



Një tjetër autoambulancë për MNSH

Një tjetër automjet është sjellë nga Gjermania për Malteser Ndihmon në Shqipëri. Automjeti është një ambulancë tip Mercedez – Benz dhuruar për Organizatën tonë, i cili do të përdoret për transport pacientësh në raste emergjence të ndryshme.
Kjo autoambulancë u dhurua nga Malteser Ofenbach, me përfaqësuesin e saj Z.Thomas Frank, i cili personalisht bëri një vizitë në selinë e MNSH në Shkodër, së bashku me Z. Petersen, duke sjellë edhe automjetin në fund të muajit maj 2010.
Bashkëpunimi me Malteser Ofenbach u mundësua nga Z. Matthias Heiden.
Autoambulanca u soll me disa materiale mjekësore: një pjesë për MNSH dhe të tjera që u dërguan në Fushë-Arrëz, tek motrat Gjermane të “Missionsstation”, të cilat zhvillojnë aktivitete dhe projekte të ndryshme si Kopsht për fëmijë, rikonstruksion shtëpish për banorët e varfër, kurse higjiene etj.
Edhe kjo autoambulancë do të jetë një ndihmë e madhe për MNSH në shërbimet dhe emergjencat mjekësore.
Falënderime të përzemërta Malteser Ofenbach nga MNSH dhe vullnetarët e saj.