Thursday, February 17, 2011

MNSH distribute blankets for the flooded families in need


A collaboration for the flooded families in need

MNSH distribute 1800 blankets

Thanks to the good will of an Albanian man, Mr. Indrit Mema, who leads a manufacture in Italy which produces blankets, and the collaboration of the Italian Trade Chamber in Albania, represented by Mr. Luigi Nidito, it was made possible to bring to Shkodra a considered number of blankets to be delivered for families in some communes and villages around Shkodra flooded at the end year 2010.
With the collaboration of “Lions Club Albania” represented by Mr. Gjergj Leqejza, “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, made possible the distribution of these blankets:
On January 27, 2011, 1000 blankets were distributed for the flooded families in the Commune of Dajç selected by the Commune and the Church representatives and on February 17, 2011, 800 blankets were distributed for the flooded families in Kryebushat, Barbullush and Mali i Jushit selected by the Commune representatives in Bushat.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” offers its special thanks to Mr. Indrit Mema, the Italian Trade Chamber in Albania, represented by Mr. Luigi Nidito, “Lions Club Albania” represented by Mr. Gjergj Leqejza, for their offer and collaboration for the flooded families in need. Thanks go even for the representatives of the Communes and the Church, who carefully chose the families most in need. A small gesture with love is a great moral and spiritual help for the people who suffer.


Një bashkëpunim në ndihmë të familjeve të përmbytura

MNSH shperndan 1800 batanije

Në saje të vullnetit të mirë të një shqiptari, Z. Indrit Mema, i cili drejton një punishte për prodhimin e batanijeve në Itali dhe bashkëpunimit të Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri me përfaqësues Z. Luigi Nidito, u bë i mundur dërgimi në Shkodër, i një numri të konsiderueshëm batanijesh për t’iu shpërndarë familjeve në disa komuna dhe fshatra të Shkodrës të përmbytura në fundvitin 2010.
Me bashkëpunimin e “Lions Club Albania”, me përfaqësues Z. Gjergj Leqejza, “Malteser Ndihmon në Shqipëri”, bëri të mundur shpërndarjen e këtyre batanijeve:
Më 27 janar 2011, 1000 batanije u shpërndanë për familjet e përmbytura në Komunën e Dajçit, përzgjedhur nga përfaqësuesit e Komunës dhe të Kishës dhe më 17 shkurt 2011, 800 batanije u shpërndanë për familjet e përmbytura në Kryebushat, Barbullush dhe Mali i Jushit, përzgjedhur nga përfaqësuesit e Komunës në Bushat.
“Malteser Ndihmon në Shqipëri” falënderon në mënyrë të veçantë Z. Indrit Mema, Dhomën e Tregtisë Italiane në Shqipëri, me përfaqësues Z. Luigi Nidito, “Lions Club Albania” me përfaqësues Z. Gjergj Liqejza, për ofrimin dhe bashkëpunimin e tyre për familjet e përmbytura. Falënderimet shkojnë edhe për përfaqësuesit e Komunave dhe të Kishës, që me kujdes përzgjodhën familjet më në nevojë. Një gjest i vogël me dashuri, është një ndihmë e madhe morale dhe shpirtërore për njeriun që vuan.